English

Komiteti i Minoriteteve, me zyra te ministria e Transporteve

Tiranë, 13 prill, NOA - Qeveria i ka dhënë në përdorim Komitetit Shtetëror të Minoriteteve 4 zyra në katin e tretë teknik të ndërtesës së ish-ministrisë së Transporteve dhe Telekomunikacioneve.

Ky vendim është marrë nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të sotme, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 13, të ligjit nr.8743, datë 23.2.2001, "Për pronat e paluajtshme të shtetit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin.

Ngarkohen Kryeministria, Ministria e Brendshme, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe ministri i Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin për zbatimin e këtij vendimi", thuhet më tej në vendimin përkatës të qeverisë".

n.e/NOA

KOMENTE