English

Kryeministri uron fituesin e zgjedhjeve në Hungari

Tiranë, 13 prill, NOA - Kryeministri Berisha i dërgoi një mesazh urimi kryetarit të partisë "Fidesz", Viktor Orba¡n, me rastin e fitores në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Hungari.

"Kam kënaqësinë e veçantë, që, me rastin e fitores së shkëlqyer e spektakolare të partisë Fidesz në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të zhvilluara në Hungari, t'ju dërgoj, në emrin tim, të qeverisë shqiptare, si dhe të Partisë Demokratike të Shqipërisë përshëndetjet më të përzemërta dhe urimet më të ngrohta e miqësore për sukses të plotë në realizimin e misionit fisnik të drejtimit të vendit, që ju besuan qytetarët hungarezë me përkrahjen e tyre të jashtëzakonshme", shkruan Berisha.

Duke i deklaruar homologut të tij hungarez, se ai do të ditë të udhëheqë me sukses Hungarinë në rrugën e reformave për rivitalizimin e zhvillimit ekonomik e modernizim të mëtejshëm, përmes përkushtimit, vizionit dhe vendosmërisë që e karakterizon.

"Duke shpresuar t'ju pres së shpejti në Tiranë, si mik i madh dhe i shquar i Shqipërisë e shqiptarëve dhe si mik i imi personal, shfrytëzoj rastin t'ju ripohoj sigurimet e konsideratës sime më të lartë", përfundon mesazhi i kryeministrit.

n.e/NOA

KOMENTE