English

Nacionalistët serbë, peticion për zgjedhje të parakohshme

Beograd, 13 prill, NOA - Nacionalistët serbë të drejtuar nga partia e Tomislav Nikoliç i kanë dorëzuar kryeministrit të vendit një peticion me 1 milionë firma, ku kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme.

Sipas tyre, kjo masë kërkohet në të mirë të Serbisë, e cila nuk po shkon në drejtimin e duhur.

Opozita e Nikoliçit, mendon se liderët serbë kanë një shikim ndryshe që nuk përputhet me realitetin dhe se ata pohojnë që Serbia po shkon si duhet, në një kohë kur një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë.

Nga ana e tij, kryeministri serb theksoi se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që vendi ka shumë sfida përpara, siç është ajo drejt integrimit evropian.

n.e/NOA

KOMENTE