English

Ndrojtja e bën trurin më të kujdesshëm

Nju Jork, 13 prill, NOA - Truri i një të ndrojturi punon në një mënyrë të veçantë: duke punuar më gjatë informacionin dhe duke aktivizuar më shumë disa zona të tij.

Ky është rezultati i kërkimit të Stony Brook University (Departamenti i Psikologjisë) në Nju Jork, i drejtuar nga Jadzia Jagiellovicz dhe publikuar në "Social Cognitive ed Affective Neuroscience".

Shkencëtarët e udhëhequr nga Jagiellovicz, kanë studiuar 16 vullnetarë, të cilët së pari, i janë nënshtruar një pyetësori psikologjik që ka evidentuar ndjeshmërinë personale duke i ndarë individët në dy grupe: të ndrojtur dhe jo.

Më pas, vullnetarëve iu kërkua të vëzhgojnë fotografitë dhe të gjejnë dallimet në mes të atyre në dukje identike, ndërkohë që aktiviteti i trurit të tyre monitorohej ndërmjet rezonancës magnetike funksionale.

Grupi i studiuesve të "Brook University" vuri re se personat e ndrojtur ishin më në gjendje për të zbuluar ndryshimet.

Përveç kësaj, truri i tyre paraqiste një aktivizim më të madh dhe më të gjatë në ato zona të trurit të konsideruara si qendra e kujdesit.

Kjo situatë, përfundojnë shkencëtarët, mund të shpjegojë karakteristikat e personave të turpshëm, të cilët kanë tendencë të mendojnë më gjatë dhe kanë prirjen të preken, lëndohen më shpejt nga ajo që ndodh rreth tyre.

a.k/NOA

KOMENTE