Tiranë, 13 prill, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekretuar sot ligjin "Për ratifikimin e "Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko- italiane të viteve 1940-1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Shqipërisë".
Sipas marrëveshjes në fjalë, varrezat për ushtarët grekë do të ngrihen në Gjirokastër dhe Përmet.
Ajo u miratua në parlament me 67 vota pro dhe pesë kundër, ndërsa u kundërshtua nga dy deputetët e Partisë për Drejtësi dhe Unitet, po edhe deputetë të tjerë.
n.e/NOA