Bishkek, 13 prill, NOA - Presidenti i Kirgizistanit, Kurmanbek Bakiyev, ka bërë të ditur se është gati të japë dorëheqjen nëse garantohet siguria për të dhe familjen e tij si dhe nëse qeveria e përkohshme e vetëshpallur ndalon derdhjen e gjakut në vendin e tij.
Këtë deklaratë ai e ka bërë nga qyteti jugor i vendlindjes së tij, Jalalabad, pasi është larguar gjatë protestave të opozitës, nga kryeqyteti i vendit, Bishkek.
Ndërkaq, Bakiyev tha se dëshironte të mbante bisedime me kreun e qeverisë së përkohshme, Roza Otunbayeva dhe gjithashtu përsëriti thirrjen për mbajtjen e një hetimi ndërkombëtar për ngjarjet e fundit.
Rreth 5.000 përkrahës të tij, shumica e tyre duke valëvitur flamuj ishin mbledhur në qytetin e Jalalabad, për të dëgjuar se çfarë do të thoshte ai.
Javën e kaluar, në Kirgizistan u mbajt një kryengritje kundër tij dhe qeverisë që drejton, nga e cila u shkaktuan mëse 80 të vdekur.
n.e/NOA