Shkodër, 13 prill, NOA - Një 23 vjeçar nga Shkodra, jo vetëm mbante armë zjarri pa leje, por kishte arritur të modifikonte dhe prodhonte vetë disa të tilla. Për këtë qëllim Elvis Cungeli, banues në lagjen "Perlat Rexhepi" në qytetin e Shkodrës ishte shpallur prej kohësh në kërkim nga policia.
Arrestimi i tij është bërë i mundur vetëm ditën e djeshme nga strukturat e policisë së shtetit të Shkodrës.
Ndaj tij në datën 29 mars të këtij viti Gjykata Rrethit Gjyqesor Shkodër, ka shpallur dhe dënimin me 2 muaj e 2 ditë burg për veprën penale të "Prodhim dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake".
m.xh/NOA