English

Protesta në Elbasan: Qeveria të përfundojë punimet e Unazës

Elbasan, 13 prill, NOA - Ka qenë Elbasani qyteti ku është zhvilluar protesta e radhës, banorët e të cilit janë ngritur në protestë për unazën perëndimore të këtij qyteti. Punimet për këtë rrugë kanë nisur që në qershor të vitit të shkuar dhe deri tani nuk është bërë asgjë dhe për këtë, banorët kanë thënë se qeveria pagoi vetëm nisjen e punimeve të kësaj rruge "elektorale".

Kështu e kanë quajtur banorët dhe punimet kanë ngelur në pikën fillestare duke pohuar se "qeveria nuk ka fonde të mjaftueshme për përfundimin e rrugës dhe nxitoi të priste shiritin e inaugurimit vetëm gjatë kohës së fushatës".

Unaza e papërfunduar përbën një problem të madh, pasi rëndon ndjeshëm trafikun në këtë zonë.

Në këtë protestë banorët nuk kanë qenë vetëm, por ata mbështeteshin nga deputetë të Partisë Socialiste në këtë zonë, Shega Ligori, Ilir Bejtja dhe Agim Leka.

n.e/NOA

KOMENTE