Pamjet e nxehta do të preken me duar
Kanada, 13 Prill NOA - Vjen nga shteti i Kanadasë publikimi për herë të parë i në libri me përmbajtje erotike për personat që kanë humbur shikimin.
Ky libër është krijuar nga një eksperte e konvertimit të imazheve dhe autorja e tij mban emrin e Lisa Murphy.
Ajo ka bërë të mundur realizimin e imazheve të cilat mund të "shihen" me anë të duarve për personat e verbër.
Libri titullohet "Tactile minds" dhe përmban rreth shtatëmbëdhjetë imazhe të cilat janë trupa meshkujsh dhe femrash plotësisht të zhveshur.
Është i pari libër i publikuar i këtij lloji i cili do të jetë në shërbim të njerëzve që kanë humbur shikimin dhe tashmë është në tregun kanadez.
r.b/NOA