English

Qeveria paguan vendimin e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut

Tiranë, 13 prill, NOA - Qeveria shqiptare ka vendosur në mbledhjen e saj të sotme ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, të tre viteve më parë për çështjen "Rramadhi dhe të tjerë kundër Shqipërisë".

Bëhet fjalë për shumën 120 000 euro, si dhe për pagesën e tatimit mbi të ardhurat për dëmshpërblimin, në masën 10 për qind të kësaj shume.

"Autoriteti përgjegjës për ekzekutimin e këtij vendimi është Ministria e Financave dhe afati brenda të cilit duhet kryer ky ekzekutim është data 15.4.2010", thuhet në vendimin përkatës të qeverisë, ndërsa përcaktohet që detyrimi financiar, i parashikuar në këtë vendim, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Pagesa do të bëhet në emër të ankuesve Shyqyri Rramadhi, Remzi Kapidani dhe Rabije Rramadhi dhe ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

n.e/NOA

KOMENTE