Kompania Edil al prezanton shërbimet risi që po ofron për shqiptarët, përfaqësuesit e saj tregojnë për lexuesit e Agjencisë NOA produktet që ofrojnë, të cilat u prezantuan edhe në panairin që sapo u mbyll në Pallatin e Kongreseve
TIRANË, 13 Prill NOA - Panairi që sapo u mbyll në Tiranë, shënoi një tjetër prezantim të biznesit shqiptar dhe atij të huaj në Shqipëri, duke bërë që të ngrihen ura bashkëpunimi dhe kontakte të reja. Në këtë eveniment të rëndësishëm ekonomik të pranverës organizuar nga Expo, mori pjesë dhe kompania e njohur e ndërtimeve në Shqipëri, Edil al së bashku me Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë.
Zhaklina Rira, Drejtoresha e Marketingut të kompanisë Edil al, tregon për agjencinë e lajmeve NOA, mbi prezantimin e produkteve të Edil al në këtë panair.
Rira evidenton se në stendën e Edil al te Pallati i Kongreseve u prezantuan oferta për apartamente të madhësive dhe vendndodhjeve të ndryshme, dyqane, parkime dhe produkte të tjera, në tre zonat më të mira të kryeqytetit.
"Kompania jonë, përveç ofertave të larmishme që ka hedhur në treg, ka krijuar një lehtesi për t'i ndihmuar klientët dhe financiarisht. Kështu të gjithë ata që duan të blejnë një apartament apo dyqan, mjafton të ketë 30 për qind të vlerës pasi tashmë kompania krediton deri në 70 për qind të saj", - tregon Rira.
"Dhe jo vetëm kaq, - vijon ajo, - por për këtë klientët tanë nuk është e nevojshme të vendosin një pronë apo kolateral tjetër për këtë financim".
"Ne si një kompani tashmë lider në treg, i ofrojme klientëve tanë, këto dhe shumë shërbime të tjera, dhe jo vetëm kaq, por ata mund të bëhen pjesë e klientelës sonë të privilegjuar vetëm duke u regjistruar online në www.edilal.com", pohon Rira.
Produktet që u evidentuan në panair, ishin të vlefshme jo vetëm për qytetarët e interesuar për blerje banesash, por edhe për biznese të ndryshme. Atyre iu ofrua informacion për shitje dhe qeramarrje objektesh në zona të ndryshme të Tiranës dhe qyteteve të tjera të vendit, veçanërisht ato turistike.
Ndërkohë një tjetër risi në tregun shqiptar të real astate dhe ndërtimeve, është blerja e produkteve online.
Zhaklina Rira tregon për agjencinë NOA se kohët e fundit është ndërmarrë një fushatë që lidhet me promovimin e shërbimeve të reja të Edil. Në të vërtetë, lexuesit kanë interes të dinë më shumë për argumentet që lidhen me strehimin, një temë e mprehtë sociale në vend.
Lidhur me këtë fakt, Rira pohon se www.edilal.com është web-siti më i ri dhe shërbimi më i fundit që kompania Edil al ka sjellë për të gjithë të interesuarit si jashtë dhe brenda vendit. Ajo pohon se "kjo është një mënyrë shumë e mirë për të kursyer kohën e klientëve tanë dhe për të marrë një informacion më të detajuar për produktet dhe shërbimet që atyre u interesojnë".Në faqen e internetit të Edilal, siç shihet dhe te spoti publicitar këtu në Agjencinë Kombëtare të Lajmeve NOA, evidentohen disa oferta, ku spikasin uljet e çmimeve të produkteve, si për shembull kur lexuesit regjistrohen në faqen zyrtare, apo kur ata kërkojnë të bëhen klientë. Rira jep më shumë detaje:
"Për klientët që regjistrohen online në faqen zyrtare të Edil al, përfitojnë në mënyrë të menjëhershme 4 për qind ulje të çmimit për apartamentin, dyqanin, parkingun apo produkt tjetër që ata janë të interesuar.
Ndërkohë të gjithë klientët që erdhën në panair përfituan 5 për qind ulje automatikisht përmes porositjes së produktit në stendën e kompanisë te Pallati i Kongreseve.
Por ulja e çmimit nuk është i vetmi oportunitet që i ofrohet qytetarëve. Vetë çmimet e apartamenteve, dyqaneve dhe produkteve të tjera, janë të arsyeshme dhe të mirëstudiuara nga specialistë e Edil al.
Video: {youtube}EnOuaTdnl0k{/youtube}
Komplekset kryesore të cilat promovohen nga kompania Edil al janë "Syri i liqenit", "Gjelbërimi" dhe "Kristal 2". Emri i fundit, "Kristal", është i njohur për lexuesin nga kompleksi i mirënjohur "Kristal" që është ndërtuar pak vite më parë.
Ndaj kompania ka vendosur që të ketë vazhdimësi në këtë drejtim dhe kompleksi "Kristal 2" vjen pikërisht si vijim i kompleksit të parë tregtar që është edhe qendër rezidenciale për shumë familje e ndodhur mbrapa fakultetit te Inxhinierisë së Ndërtimit, zonë ndër më të lakmuarat e Tiranës.
Por Rira njofton edhe nisjen e punës për një tjetër kompleks tregtar dhe rezidencial, "Kristal 3" i cili nis së shpejti në rrugën "5 Maji" në Tiranë.
"Panairi në Pallatin e Kongreseve ishte një mundësi e mirë që në mes të gjithë asaj pjesëmarrjeje subjektesh të huaja, Edil al të prezantonte në nivel ndërkombëtar projektet e saj më të reja dhe komplekset më të mëdha rezidenciale.
Specialistë në fushën e ndërtimeve, pohojnë për agjencinë NOA se Edil al, është një kompani e provuar në nivelin dhe cilësinë e ndërtimeve dhe menaxhimit të tyre në mënyrë bashkëkohore, duke shtuar se ato krahasohen lehtësisht me ndërtimet në vendet e zhvilluara evropiane.
Për të pasur më shumë informacion mbi risitë e Edilal, ju mund të klikoni në spotin publicitar që gjendet në krye të faqes së NOA.m.xh/e.k/NOA