Moskë, 13 prill, NOA - Sulmet e javëve të fundit terroriste në Moskë dhe në disa rajone të Rusisë kanë bërë që shërbimi sekret rus të nis një fushatë arrestimesh ndaj të dyshuarve. Shefi i shërbimit të sigurisë FSB në Rusi, Aleksander Bortnikov, tha se rreth 170 militantë të dyshuar janë arrestuar ditët e fundit, raportojnë mediat ruse.
Ai ka shtuar se nga arrestimet është bërë i mundur parandalimi i 10 sulme terroriste.
Shefi i sigurisë ka njoftuar se janë identifikuar dhe "autorët dhe organizatorët" e sulmeve vetëvrasëse me bomba në metron e Moskës. Gjatë sulmit kamikaz në metro u vranë 40 vetë.
m.xh/NOA