Tiranë, 13 prill, NOA - Nuk janë vetëm shqiptarët ata që vuajnë në vende të tjera për dokumente qëndrimi. Një rast i ngjashëm me atë të emigrantëve shqiptarë në vendet e BE-së ka ndodhur me tetë punonjës turq në Shqipëri.
Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Tiranë njofton se ka kërkuar largimin e tetë punëtorëve turq, të cilëve u kishte mbaruar leja e qëndrimit në Shqipëri si dhe ka gjobitur punonjësin e firmës që i kishte punësuar.
Sipas policisë shtetasi turk, Ahmet Kardas, i cili është administrator në një kompani private është gjobitur në vlerën 400.000 lekë. Kardas ka qenë dhe pritësi i punëtorëve turq dhe më pas i punësonte ata pa dokumente të rregullta.
Personat për të cilët u dha urdhri i largimit u dënuan dhe me 15.000 lekë gjobë.
Gjashtë prej tyre morën urdhër largimit prej 3 muaj dhe vetëm dy morën urdhër largimi për 6 muaj. Ata kishin ardhur në vendin tonë në dhjetor të vitit të kaluar.
Policia ka publikuar dhe emrat e shtetasve turq që duhet të largohen nga Shqipëria;
Ahmet Memisoglu, 20 vjeç
Burak Menisoglu, 22 vjeç,
Mehmet Yuksel, 37 vjeç,
Turgut Oz, 26 vjeç
Huseyin Guler, 39 vjeç,
Faruk Ildeniz 26 vjeç,
Rami Akguller, 50 vjeç
Ali Aktas, 23 vjeç
m.xh/NOA