English

Të rinjtë e FRESH në protestë: Duam heqjen e vizave

Tiranë, 13 prill, NOA - Të rinjtë e Forumit të Rinisë Socialiste, FRESH, kanë protestuar sot pasdite përpara ministrisë së Rendit, me parullat për lëvizje të lirë si të gjithë të rinjtë e Europës, duke marshuar me këmbë deri tek Kryeministria.

"Të gjithë të rinjtë që kanë ardhur këtu kanë ardhur për një qëllim, që në dimë të mbrojmë të drejtat tona, që ne mundemi të kemi një jetë më të mirë, që ne meritojmë punësim, që ne meritojmë arsim, që ne duam dinjitet, që ne duam drejtësi, që ne duam liri", tha përfaqësuesja socialiste, Elisa Spiropali.

Më tej, ajo bërime dije se "vota në Shqipëri vidhet dhe ky është turpi më i madh që na bie të gjithë të jetojmë dhe e kemi të gjithë mbi krye".

"Ne duam të lëvizim të lirë si të gjithë të rinjtë e Europës se ne jemi europianë dhe nuk meritojmë më pak se europianët e tjerë. Ka ardhur koha t'i themi mjaft këtij pushteti të vjetër, sepse një politikë e re do të nisë", tha më pas ajo.

n.e/NOA

KOMENTE