Tiranë, 13 prill, Milena Selimi, NOA - Prej kohësh është përfolur aktiviteti i tij dhe tashmë i ka ardhur koha realizimit në Tiranë. "La Bande de Sole" dhe Toni Esposito do të jetë në Teatrin e Operës dhe Baletit në një shfaqje, që pretendohet se do të ketë repertorin më të mirë të autorit.
Tony Esposito, që është një muzikant dhe kantautor i njohur italian, është i vlerësuar edhe si një ndër bateristët më të mëdhenj të vendit të tij. Ka kohë, që është lajmëruar, por realizohet më në fund. Përfundimisht, ai do të jetë në Tiranë në datën 15 prill, për të interpretuar në një koncert që do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Ashtu si mund të merret me mend, Esposito do të jetë në skenë bashkë me grupin e tij "La Banda del Sole", në kuadër të veprimtarive të stinës së madhe të aktiviteteve "Italia dhe Shqipëria 2010: "Dy popuj, një det, një miqësi".
Esposito është një muzikant i muzikës xhaz dhe rok, për të cilin pretendohet se ka ditur të harmonizojnë kulturën e tij mesdhetare me atë afrikane. Me aktivitetin e tij, Esposito i ka çuar instrumentet e tij të preferuar të baterisë në nivele të larta muzikore dhe konsiderohet si pikë referimi për ata muzikantë që luajnë ose duan t'i afrohen studimit të këtyre instrumenteve, duke shpikur instrumente të veçantë si Tamborder, tingulli i të cilit ka kontribuar në mënyrë thelbësore në suksesin e madh të këngës famshme "Kalimba de Luna".
m.s/NOA