Durrës, 13 prill, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë dy persona të cilët dyshohen se kanë vjedhur dy lopë dhe dispononin një armë gjahu pa leje.
Lajmi bëhet me dijeni prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se të ndaluarit janë 23-vjeçari Shpëtim Kadia, banues në fshatin Shkafanë dhe 70-vjeçari Rexhep Shehu, banues në fshatin Gramëz; të cilët në bashkëpunim me 19-vjeçaren Marsida Shehu dhe bashkëmoshataren Astrit Laze, dyshohet se kanë vjedhur 2 lopë në banesën e personit me inicialet Z.S., në fshatin Bubq të Krujës.
Ndërkaq, gjatë kontrollit të banesës së Rexhep Shehut, është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu të cilën ky person e mbante pa leje.
Materialet proceduriale për veprat penale të "Vjedhjes në bashkëpunim" dhe "Mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë" iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.
n.e/NOA