English

Aksidentet në punë, në 3 vjet, 250 vdekje

Tiranë, 14 prill, NOA - Rreth 250 aksidente me pasojë vdekjen kanë ndodhur gjatë tre viteve të fundit në vendin tonë, kryesisht në sektorin e ndërtimit dhe në miniera. Shkaku kryesor i prodhimit të vazhdueshëm të aksidenteve ka qenë mungesa e kushteve teknike.

Kreu i federatës sindikale, kimi-metalurgji, Qerim Ismeni thotë për agjencinë e lajmeve "NOA", se deri më sot ka pasur përpjekje individuale, por gjendja aktuale në uzina e fabrika mbetet problematike.

"Ndonëse numri i aksidenteve këtë vit është ulur në krahasim me vitet e shkuara përsëri themi se rreziku nga aksidentet mbetet prezent. Nga ana e tyre punëdhënësit nuk duhet të ulin vëmendjen ndaj sigurimit të jetës e shëndetit të punëtorëve që punësojnë", thotë Ismeni.

Ndërsa konfederata e sindikatave të pavarura, Kol Nikollaj shprehet skeptike për zbatimin e ligjit të ri për sigurinë e shëndetit në punë.

Në një deklaratë të tyre thuhet se problem mbetet numri i vogël i inspektorëve të punës të cilët sipas ligjit duhet të kontrollojnë masat që marrin punëdhënësit.

Njëkohësisht vazhdojnë të raportohen shifra të informaliteti në tregun e punës, ç'ka bën më të pa sigurt jetën e punëtorit.

Sipas sindikatës, numri më i madh i punonjësve të pasiguruar mbetet në ndërtim e miniera.

Për këto shkelje, gjatë periudhës Janar- Dhjetor 2009 nga Inspektoriati Shtetëror i Punës janë vendosur gjithsej 201 gjoba, me një vlerë totale të shumës në 32,538,000 Lekë.

Prej tyre 80 gjoba ose 40% janë vendosur në subjekte me aktivitet ndërtim.

b.a/NOA

KOMENTE