Tiranë, 14 prill, NOA /Milena Selimi - Ambasada franceze në Tiranë me ndihmën dhe të arqipeshkvisë së Tiranë-Durrës, Ipeshkvnisë Lezhë, Rrëshen dhe Bashkitë Lezhë, Rrëshen, Rubik dhe Berat kanë realizuar organizimin e katër koncerteve recitale të Ansablit "Couleur Vocale".
Së fundmi, ata do të jenë sot në Tiranë, në një koncert të jashtëzakonshëm për publikun kryeqytetas në Katedralen e "Shën Palit".
Duhet thënë se ka qenë një eveniment ardhja e tyre në Tiranë, ndërsa koncertet e tyre recitale startuan në katedralen e Lezhës mbrëmjen e së dielës, me pjesëmarrjen e autoriteteve lokale si edhe besimtarëve të shumtë katolikë.
Këshilltari kulturor pranë Ambasadës Franceze, Rajmond Shato, përshëndeti Bashkinë e Lezhës për mbështetjen si dhe 4 mikeshat franceze Odile Civet, Cristine Chevalier, Isabelle Diologent dhe Chislaine Leleux që përzgjodhën këto 4 qytete të Shqipërisë për recitalin e tyre.
Për publikun, kujtojmë se Ansambli "Couleur Vocale" interpreton këngë nga repertoret e gjëra të këngëve profane dhe të shenjta, të cilat shtrihen nga Mesjeta e deri në ditët e sotme, e që i kushtohen jetës së njeriut e cila si edhe rrjedha e stinëve, lind, ndërpritet dhe rifillon përjetësisht.
Programi i tyre ka qenë të hënën në katedralen e Rrëshenit me koncertin recital. Të martën ishin në Muzeun "Onufri" në Berat, dhe të mërkurën sot janë në Katedralen e Shën Palit në Tiranë.
m.s/n.e/NOA