English

Bashkëpunimi LSI-PDU, Meta: Qëndrim i përbashkët për çështjen çame

Tiranë, 14 prill, NOA - Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia për Drejtësi dhe Unitet kanë nisur bashkëpunimin për çështjet që dy drejtuesit partive i cilësuan në interes të integrimit evropian të vendit. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta dhe kryetari i PDU-së, Shpëtim Idrizi zhvilluan sot një takim në selinë e LSI-së, ku qëllimi kryesor i tij ka qenë krijimi i klimës së duhur politike në vend për çështjet që kanë të bëjnë me integrimin.

Në deklaratën e dhënë për mediat nga Meta e Idrizi, u hodh poshtë mundësia e krijimit të në grupi të përbashkët parlamentarë. Ndërsa deklaratat kanë qenë të përbashkëta në lidhje me çështjen e çame.

Kreu i LSI-së theksoi se çështja çame ka të bëjë me të drejtat e njeriut dhe zgjidhja e saj do të behët në funksion të kritereve ndërkombëtare.

"Qëndrimi i LSI-së është shumë i qartë, se këto janë në radhë të parë të drejta të njeriut dhe si të tilla ato duhet të respektohen nga të gjithë, janë të drejta që duhet të njihen nga të gjithë dhe unë besoj se dhe z. Idrizi dhe partia e tij, ndajnë të njëjtin mendim se zgjidhja e këtyre të drejtave, që e theksoj dhe një herë në radhë të parë janë të drejta të njeriut do të ndihmohen veçse nga përmirësimi dhe përforcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve shumë të mira midis Shqipërisë dhe Greqisë", tha Meta.

Kreu i PDU-së, Shpëtim Idrizi, u shpreh se zgjidhja e problemit çam do të vij pa cenuar marrëdhëniet me Greqinë, ndërsa shtoi se një arsye e takimit me Metën ka qenë dhe fakti se LSI-ja është forca e parë që e ka pasur çështjen çame në programin e saj.

m.xh/NOA

KOMENTE