English

Dhjetë ditët e Benitezit

Torino, 14 Prill NOA - Skuadra e Juventus tashmë nuk mund të presë dot dhe në drejtim të teknikut të Liverpulit ata kanë vënë një ultimatum i cili ka një afat kohor për të menduar në lidhje me ardhjen e spanjollit në drejtim të Juventusit.

Stafi drejtues i këtij ekipi me sa duket mbas dhjetë ditësh do të marrë përgjigjen përfundimtare nga Benitezi duke parë se ky është dhe limiti që i kanë vënë ata teknikut të Liverpulit.

Në rast se përgjigja e Bentiez do të jetë negative atëherë Juventus do të hidhet menjëherë në sulm për marrjen e Allegrit kjo duke parë se tekniku është pushuar nga detyra e tij tek skuadra e Kaljarit.

Në lidhje me Allegrin në orët e fundit është folur se vendimi i marrë nga Kaljari për ta hequr atë nga roli i trajnerit përveçse rezultateve negative të marra në nëntë ndeshjet e fundit, ka qenë pikërisht dhe presioni që ka ushtruar Juventus për marrjen e Allegrit, i cili ka bërë që presidenti i klubit, Cellino të heqë dorë nga ai.

r.b/NOA

KOMENTE