Pjesëtarët e DME-së nga Shqipëria trajnohen në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike
Vushtrri, 14 prill NOA - Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri, dhjetë pjesëtarë të Departamentit të Emergjencave nga Republika e Shqipërisë filluan trajnimin bazik për zjarrfikje dhe shpëtim, i cili do të zgjas dy javë.
Departamenti për Menaxhim të Emergjencave do t'u mundësojë këtyre pjesëtarëve, që të përfitojnë njohuri të shumta në lëmin e emergjencave.
Duke u dëshiruar mirëseardhje pjesëmarrësve nga Republika e Shqipërisë, drejtori i Departamentit për Menaxhim të Emergjencave në MPB, z. Fadil Kodra dhe drejtori për Përkrahje Programore në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, z. Ali Bajgora janë ndier të privilegjuar që për herë të parë pjesëtarë të DME-së nga Shqipëria po ndjekin trajnime në kuadër të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri.
a.b/NOA