Bruksel, 14 prill, NOA Update - "Ky Pyetësor përbën një nga momentet më historike për vendin tuaj dhe është e vërtetë se ju keni bërë një punë shumë të madhe për t'iu përgjigjur këtyre pyetjeve në një mënyrë sa më të kuptueshme".
Kështu i është përgjigjur komisioneri evropian për Zgjerim, Stefan Fule, kryeministrit Berisha gjatë një konference për shtyp që po zhvillohet në Bruksel, ndërsa i është dorëzuar prej tij dokumenti i përgjigjeve të Pyetësorit me mbi 2800 pyetje nga qeveria shqiptare.
"Vlerësoj punën e kolegëve dhe institucioneve tuaja që keni përgatitur këtë Pyetësor, tani është radha jonë të punojmë fort për të analizuar të gjitha këto përgjigje dhe për t'i verifikuar të gjitha çështjet. Vendimi i Komisionit do të jetë i drejtë dhe i balancuar, duke patur parasysh nëse janë përmbushur kriteret e Kopenhagenit për të patur një përgjigje", tha Fule.
Ai tha më tej se "koha e përgjigjes, do të varet nga cilësia e informacionit që ne kemi marrë, e kështu do të vendosim më pas për hapat e ardhshme". (vijon) ...
n.e/NOA