English

Gjermania dhe Kosova bien dakord për kthimin e refugjatëve

Prishtinë, 14 Prill - Gjermania dhe Kosova kanë rënë dakord për riatdhesimin duke nisur nga ditët e ardhshme të rreth 14 mijë refugjatëve në Kosovë. Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Tomas de Maiziere ka thënë pas takimit me homologun kosovar Bajram Rexhepi se nuk janë planifikuar "deportime masive", citon AFP.

Por, Maiziere tha se Berlini do të vazhdojë me politikat e "kthimit progresiv të njerëzve", të cilët kanë ikur nga luftimet në Kosovë, thotë radio Evropa e Lirë.

KOMENTE