English

Google organizon konkursin me të rinjtë për vendosjen e logos

SHBA, 14 Prill NOA - Google ka anunçuar një konkurs internacional në të cilin mund të jenë pjesëmarrës vetëm fëmijët nga mosha 4 deri në 17 vjeç ku secili prej tyre do të ketë mundësinë e vizatimit të një logoje.

Kompania gjigante është duke shfrytëzuar imagjinatën e fëmijëve për të vendosur logon e saj e cila do të jetë e mundur vetëm në raste të veçante siç janë krishtlindjet ose eklipset e hënës.

Ky konkurs quhet "'Doodle fo Google. I love football" dhe vizatmi i cili do të rezultojë dhe si fitues i këtij konkursi internacional do të publikohet më datë 11 korrik të 2010 në të njëjtën ditë kur mbaron dhe Botërori i futbollit i cili do të zhvillohet në Afrikën e Jugut.

r.b/NOA

KOMENTE