English

Kaljari, Allegri nuk do të jetë më trajneri i skuadrës

Itali, 14 Prill NOA - I ka kushtuar shtrenjtë periudha negative e rezultateve të marra nga skuadra e Kaljrit teknikut të saj Massimiliano Allegri.

Këtë lajme ka bërë të ditur vetë stafi drejtues i skuadrës nëpërmjet faqes së tyre zyrtare të internetit ku thuhet se Allegri nuk do te jetë më në rolin e teknikut të kësaj skuadre.

Tashmë në drejtim të këtij ekipi është tekniku i skuadrës së të rinjve të Kaljarit i cili mban emrin e Giorgio Melis dhe gjithashtu do të jetë në praninë e Gianluca Festa.

Vetë presidenti dhe klubi i Kaljarit krahas këtij lajmi jo të mirë në drejtim të Allegrit ka bërë dhe falënderimet për sa i përket punës dhe rezultateve të marra në drejtim të tij.

r.b/NOA

KOMENTE