Tiranë, 14 prill, NOA - Shpërndanin drogë nëpër lokalet e kryeqytetit, në zonën e "ish-Bllokut", "Rrugën e Elbasanit" dhe rrugën "Myslym Shyri", ndërsa janë kapur në flagrancë nga forcat e policisë së Tiranës dhe janë vënë menjëherë në pranga.
Bëhet fjalë për tre të rinj, të cilët kishin marrë me qera një apartament në rrugën "Myslym Shyri" në kryeqytet, të cilën e përdornin si pikë për shpërndarjen e drogës, të cilëve iu është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme kokaine.
Të arrestuarit mësohet se janë Rudil Ceka, 20 vjeç; Halil Lila, 20 vjeç dhe Zhaklin Krasniqi, 26 vjeç; të cilët u kapën në flagrancë në "Rrugën e Elbasanit".
Konkretisht, në automjetin "Smart" të Zhaklin Krasniqit, i proceduar edhe më parë për prodhim e shitje droge, u gjet një sasi prej 408 gramë kokainë.
Bëhet me dijeni ndër të tjera se këta tre persona po hetoheshin prej 3 muajsh nga policia e Tiranës, ndërsa tani ata akuzohen veprën për "Prodhim dhe shitje të lëndës narkotike".
n.e/NOA