English

Karaxhiç: Vrasjet masive janë trillim

Hagë, 14 prill, NOA - Radovan Karaxhiç ka hedhur poshtë akuzat që i janë bërë për gjenocid dhe vrasje masive. Në seancën e sotme në Gjykatën e Hagës, ai ka akuzuar dëshmitarin e prokurorisë duke thënë se "ai i ka trilluar pohimet për vrasje masive".

Ish lideri i serbëve të Bosnjës, i cili po vetëmbrohet, kaloi më shumë se tre orë duke u përpjekur të diskreditojë ish minatorin Ahmet Zuliç, i cili dëshmoi për rreth 90 minuta.

Zuliç i tha gjykatës se ai ka qenë dëshmitar i masakrës së 20 boshnjakëve në qershor, 1992, të cilët ishin detyruar t'i hapnin varret e tyre dhe pastaj u qëlluan në kokë apo iu pre fyti nga një kasap serb.

Karaxhiç përballet me akuza për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit për rolin e tij gjatë luftës në Bosnje në vitet 1992-1995.

NOA

KOMENTE