Tiranë, 14 prill, NOA Update - "I kam shprehur Berishës shqetësimin tim për situatën politike në vend, pasi mungesa e opozitës në parlament bie ndesh me atë që Komisioni Evropian kërkon, ndaj duhet të plotësohen kërkesat për transparencën e zgjedhjeve".
Kështu është shprehur komisioneri evropian për Zgjerim, Stefan Fule, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Berisha sa i përket çështjes së krizës politike në vend.
Sipas tij, Komisioni Evropian do të ndjekë me interes edhe zgjedhjet vendore në vitin 2011 dhe se beson që "qeveria dhe parlamenti, por edhe opozita, të bëjnë gjithçka këtë herë që të ketë vlerësime më pozitive përsa u përket zgjedhjeve".
Më tej, ai përmendi edhe çështjen e luftës kundër krimit të organizuar si një pikë tjetër kyçe që mbetet për t'u plotësuar në rrugën e integrimit evropian. (vijon) ...
n.e/NOA