English

Kontrollet e Task-Forcës, METE heq 5 licenca minerare

Tiranë, 14 prill, NOA - Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës ka hequr 5 licenca për shfrytëzimin e lëndëve minerare në Bulqizë.

Vendimi i METE-s erdhi pas ngritjes së një Task-Force, e cila ka bërë kontrolle në galeritë e minierës.

Zona D është zona ku kanë ndodhur edhe aksidentet më të shumta me humbje jete të minatorëve dhe për këtë arsye, tashmë kompanitë nuk do të mundet të punojnë më.

E kjo pasi sipas ekspertëve, këto kompani që punojnë në këtë zonë të galerisë nuk zbatojnë kushtet e sigurisë.

n.e/NOA

KOMENTE