English

Kriza ekonomike ka rritur numrin e vjedhjeve

Beograd, Serbi, 15 Prill NOA - Vështirësitë ekonomike të ardhura si pasojë e krizës globale, ka ndikuar shumë në shtetin e Serbisë.

Si pasojë e kësaj arsyeje në qytetet e tij janë rritur së tepërmi vjedhjet dhe plaçkitjet nga persona të shumtë.

Kështu në këtë vend thuhet se vidhet gjithçka ku mund të përmendim veshjet e shumta dhe të brendshmet dhe gjithashtu ushqime ku mund të përmendim pulat.

Në shumë qytete është vënë re se në rrugët e tyre mungojnë aparaturat e ndriçimit të cilat thuhet se janë vjedhur, ndërsa në Beograd brenda një viti numërohen rreth 78 vjedhje bordurave të rrugëve dhe 37 të dyqaneve për veshje të fëmijëve.

Krahas tyre tashmë në Serbi të zhdukur janë dhe varret dhe medaljet e bronzit të cilat vendosen mbi to.

r.b/NOA

KOMENTE