Bruksel, 14 prill, NOA Update - Ndërkombëtarët kanë pohuar se zgjedhjet kanë arritur standardet dhe është arritur që të mos ketë më manipulime.
Me një konstatim të tillë, kryeministri Berisha e ka mbrojtur procesin zgjedhor të 28 qershorit para komisionerit evropian për Zgjerim, Stefan Fule, në konferencën e përbashkët në Bruksel, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë pretendimet e opozitës shqiptare për manipulime.
"Ne jemi shumë të hapur për çdo hetim, por sipas ligjit dhe duhen ndarë çështjet, pasi ne nuk mund të cënojmë Kushtetutën", ka thënë ai më pas.
Duke shtuar se i ka ofruar dhe ofron ende kreut të opozitës që të bëjë amendamente në kodin zgjedhor.
n.e/NOA