English

Londra nxjerr në shitje çajin e ushtarëve të Mbretërisë

Çaji i forcave të armatosura në Britaninë e Madhe tashmë do të jetë në shitje

Londër - Angli, 14 Prill NOA - Çaji i cili që nga viti 1921 është shërbyer vetëm për forcat ushtarake të këtij vendi tashmë do të jetë në shitje për të gjithë njerëzit në Angli.

Të gjithë fondet që do të mblidhen në sajë të shitjeve të tyre do të shkojnë në ndihmë të ushtarëve të plagosur në Irak dhe Afganistan.

Gjithashtu është bërë e ditur se ky çaj do të shpërndahet në më shumë se 80 pika supermarketesh në Britani ku atje dhe do të shërbehet.

Për sa i përket çmimit të tij do të kushtojë vetëm 50 cent për çdo konfeksion të tijin.

r.b/NOA

KOMENTE