Uashington, 14 prill, NOA - Presidenti amerikan, Barak Obama, është shprehur pesimist për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.
"Megjithatë një fund paqësor mbetet qëllimi qendror", tha Obama në Uashington.
Por sipas tij, në qoftë se Izraeli dhe palestinezët nuk duan të arrijnë një marrëveshje, atëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund t'i detyrojnë për një gjë të tillë.
Rifillimi i negociatave paqësore në mes të Izraelit dhe autoriteteve palestineze është bllokuar si pasojë e zënkave për ndërtimet e ngulimeve të reja hebreje në rajonet e pushtuara.
n.e/NOA