English

Operacioni "Elektro 1", kapet hajduti i 7 kasetofonave

Elbasan, 14 prill, NOA - Forcat e policisë së Librazhdit, në bashkëpunim me ato të Elbasanit, kanë mundur të vënë në pranga një person, i cili rezulton si i dyshuar për vjedhjen e 7 kasetofonave.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke sakttësuar se i ndaluari është Artan Balla, 53 vjeç, lindur dhe banues në Librazhd, i vënë nën pranga përmes operacionit të koduar "Elektro 1".

Arrestimi i tij u bë pasi ky person është kapur në flagrancë ku kishte vjedhur në dyqan kasetofonash, 7 të tillë si edhe 2 video bashkë me një aparat fonie; duke konsumuar kështu veprën penale të parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal "Vjedhje".

n.e/NOA

KOMENTE