Prishtinë, 14 prill, NOA - Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit ka deklaruar se 186 zyrtarë të lartë publikë nuk e kanë deklaruar ende pasurinë, megjithëse afati ligjor i këtij procesi ka përfunduar më 31 mars.
"Numri i zyrtarëve të lartë, të cilët e kanë obligim të deklarojnë pasurinë janë 1560. Nga numri i përgjithshëm, 1374 e kanë deklaruar ndërsa 186 zyrtarë të lartë publikë nuk e kanë deklaruar ende pasurinë", njoftoi ky institucion.
Më tej, ka bërë me dijeni se në mesin e zyrtarëve që e kanë deklaruar pasurinë janë presidenti, kryetari i Kuvendit, kryeministri, dy zv/kryeministra dhe 16 nga 17 ministrat e qeverisë.
Ndërsa, nga institucionet, numri më i madh i zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë është në qeveri.
n.e/NOA