Sarajevë, 14 prill, NOA - Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç ka kërkuar ndjesë për rolin e vendit të tij në shkatërrimin e Bosnjës gjatë viteve '90.Në vizitën e tij në Bosnjë, Josipoviç shtoi se Kroacia tashmë e sheh Bosnjën si një vend të qëndrueshëm dhe i gatshëm të integrohet.
Deklarata e presidentit, Ivo Josipoviç u bë para parlamentit të Bosnj,s në Sarajevë, ku ai ndodhet për vizitë dyditore.
Nesër Josipovic do t'i vizitojë dy fshatra në Bosnjen qendrore, ku u kryen disa nga mizoritë më të rënda gjatë luftës ndërmjet myslimanëve dhe kroatëve në dhjetor, 1993.
NOA