English

Protesta, banorët bllokojnë rrugën Levan-Fier

Fier, 14 prill, NOA - Banorët e komunave të cilët janë prekur nga ndërtimi i autostradës Levan-Tepelenë kanë protestuar sërish duke bllokuar për pak kohë edhe rrugën nacionale.

Bëhet fjalë për banorët e zonës së Fierit, konkretisht, ata të komunave Ferras dhe Levan, të cilët e kanë bllokuar për 30 minuta aksin kombëtar Fier-Vlorë.

Konkretisht, ata kërkojnë shpronësimin e tokave të cilat janë prekur nga ndërtimi i autostradës Levan-Tepelenë, ndërsa paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë protestat nëse nuk do të marrin shpronësimin për tokat e tyre.

Që nga fillimi i punimeve për autostradën Levan-Tepelenë, protestat e këtyre banorëve kanë qenë të shpeshta, por prej 18 muajsh asnjëri prej tyre nuk është shpronësuar.

n.e/NOA

KOMENTE