English

Protesta e PS në fshatin Lenie: Qeveria na la pa televizion

Gramsh, 14 prill, NOA - Banorët e komunës Lenie të Gramshit kanë protestuar sot për mungesën e sinjalit televiziv. I pranishëm në protestë ka qenë dhe deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, i cili ka përkrahur banorët në kërkesat e tyre. Banorët e kanë cilësuar si diskriminim mungesën e sinjalit televiziv, duke qenë se ata e kanë paguar taksën e TVSH-së për këtë shërbim që duhet të ofrohet nga shteti.

"Paguajmë një shërbim që nuk na ofrohet" ka qenë motivi kryesor i protestës së banorëve.

Gjithashtu ata kanë protestuar dhe për mungesën e fondeve dhe investimeve në këtë zonë. Sipas banorëve që morën fjalën në këtë protestë, lënia në harresë të kësaj komune, duke mos dhënë asnjë fond, ka bërë që komuna të ketë një mungesë të plotë infrastrukture.

Deputeti i PS-së, Gjiknuri i shpreh se qeveria e ka futur në izolim të plotë këtë zonë.

m.xh/NOA

KOMENTE