English

PS protestë në Nikël, Klosi: Qeveria të zgjidh krizën ekonomike

Krujë, 14 prill, NOA - Partia Socialiste ka zhvilluar sot një protestë për mungesën e energjisë dhe situatën ekonomike në komunën Nikël të Krujës. Deputeti i PS-së, Blendi Klosi, i cili ka qenë dhe përfaqësuesi zyrtar i selisë rozë në këtë takim, e ka cilësuar si të papranueshme faktin që në një prej zonave me më shumë biznese mungon energjia elektrike.

"Ne kemi në Nikël një nga bizneset më të mëdha në Shqipëri, kemi biznesin e drurit dhe energjia elektrike këtu nuk shkon as 70 volt, megjithëse banorët, bizneset e kësaj zone e paguajnë atë", u shpreh Klosi. Deputeti i PS-së e ka argumentuar këtë problem me faktin sepse kjo komunë ka votuar për Partinë Socialiste.

"Në momentin që Partia Demokratike doli forcë e tretë në këtë vend ajo jua preu dritat përsëri dhe prapë shkuat me 70 volt që është turp dhe është një situatë krejtësisht e pafavorshme për biznesin tuaj", u shpreh Klosi.

Ai u ka bërë thirrje banorëve të Niklës që në 30 prill të vijnë në Tiranë për të protestuar kundër problemit të energjisë, por edhe situatës ekonomike në vend, që sipas tij sa vjen dhe rëndohet.

m.xh/NOA

KOMENTE