English

Qeveria zviceriane ndihmon Gjirokastrën me Zenebishët

Gjirokastër, 14 prill, NOA /Milena Selimi - Në Gjirokastër, tashmë do të kemi një vepër parku me stemën e Zenebishëve.

Odise Kote, koordinatori i projektit, që ka mundësuar këtë monument, ka thënë për median se "për nga masiviteti, idetë e ofruara dhe impakti, programi krijon një bazë të qëndrueshme dhe premise për të gjeneruar vlera në funksion të zhvillimit të turizmit, rritjes së cilësisë së jetës përmes vënies në funksion të ideve krijuese".

Monumenti i vendosur pranë Bashtesë së Teqesë, ka si bazë Stemën e dikurshme të Zenebishëve, si simbol i identiteti shpirtëror dhe themelimit të Gjirokastrës

Me pak fjalë, nën logon e "Qyteteve Krijuese" dhe mbështetjen e Programit për Kulturën nga Qeveria zvicerane është finalizuar në Gjirokastër e para vepër parku e identifikuar me simbolikën e qytetit. Për realizimin e monumentit, i gjithi në gur, me përmasa 2 metra e 60 centimetra, kontribuuan mbi 100 qytetarë të Gjirokastrës.

Një traditë e hershme e banorëve të qytetit kjo për të kontribuar.

Sipas organizatorit, kjo vepër arti ka nisur një vit më parë nga një grup artistësh dhe qytetarësh gjirokastritë, që kontribuuan përmes ideve kreative të ndryshojnë aspekte të jetës së përditshme të qytetit.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE