Uashington, 14 prill, NOA - Një zyrtar i lartë i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara Amerikane tha se Irani mund të prodhojë sasi të mjaftueshme uraniumi të pasuruar për bombën bërthamore brenda një viti.
Por sipas tij, ai do të jetë i aftë dhe do të ketë kapacitetin për ta ndërtuar një bombë të tillë brenda një afati kohor nga 3-5 vjet. Gjenerali Xhejms Kartrajt, zëvendës-shef i Shtabit të Përgjithshëm, i bëri këto komente para Komitetit të Senatit për Shërbime të Armatosura në Uashington.
Kartrajt gjithashtu u tha ligjvënësve se ai po bënte "një vlerësim historik", jo vetëm për Iranin.
n.e/NOA