Bishkek, 14 prill, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se janë të gatshme që të ndihmojnë qeverinë e përkohshme të Kirgistanit, një javë pasi presidenti Bakiyev iku nga kryeqyteti, Bishkek.
Një prej ndihmës sekretarëve amerikanë të shtetit, Robert Blake i cili shkoi në Kirgizstan tha se ishte optimist rreth hapave të ndërmarra nga qeveria e re.
Ndërkohë që më herët ishte presidenti rus, Dimitri Medvedev i cili i bëri thirrje zotit Bakijev të japë dorëheqjen menjëherë duke paralajmëruar se Kirgizstani ishte në prag të luftës civile.
Bakiyev i cili u largua për në jug të vendit pas demonstratave të javës së shkuar, tha se ai do të japë dorëheqje në rast se i garantohej siguria atij dhe familjes së tij.
Udhëheqësja e qeverisë së përkohshme, Roza Otunbayeva, tha se Bakiyev duhet të përballet me proces gjyqësor për gjakderdhjen gjatë protestave që çuan në largim të tij nga pushteti.
n.e/NOA