Londër, 14 prill, NOA - Zbulohet sekreti i zgjimit seksual edhe për femrat, i cili në fakt shkaktohet nga një molekulë, vendimtare kjo për të sugjeruar rrugën sesi mund të krijohet edhe e ashtuquajtura "Viagra" femërore.
Lajmi ka dalë nga laboratorët Pfizer dhe Kent në Britaninë e Madhe, dhe publikuar në gazetën britanike të Farmakologjisë, duke pohuar sesi një molekulë e fshehtë e cila është aktivizuar nga stimulimi nervor i legenit, rrit rrjedhjen e gjakut në aparatin gjenital femëror duke përcaktuar edhe "zgjimin" e saj.
Studimi u udhëhoq nga Chris Uayman, sipas të cilit, i ashtuquajturi çrregullim seksual i zgjimit, ndikon deri në 40% të grave pavarësisht nga mosha, duke u shkaktuar paaftësi ose vështirësi në arritjen apo mbajtjen e zgjimit seksual normal kundrejt stimujve të drejtpërdrejtë.
Ekspertët janë të mendimit se pikërisht, nga kjo molekulë do të nisë puna për prodhimin e pilulës që do të quhet "Viagra Pink" dhe do të shërbejë për nxitjen e stimulit seksual tek femrat.
n.e/NOA