Varshavë, 14 prill, NOA - Pas një jave zie, e cila ka nisur që ditën e shtunë në Poloni, dita e dielë do të shënojë edhe atë të një ceremonie funerali përmes së cilës do të përcillen për në banesën e fundit gjithë viktimat e shkaktuara nga aksidenti tragjik ajror në Smolenski të Rusisë.
Bëhet fjalë për çiftin presidencial polak, Maria dhe Lech Kazinski, guvernatorin e Bankës Qendrore Polake, zv/ministrin e Jashtëm etj, të cilët humbën jetën me të gjithë personat e tjerë që gjendeshin në bordin e avionit.
Bëhet me dijeni ndër të tjera se në ceremoninë funerale që do të zhvillohet të dielën në Krakov, do të marrin pjesë mjaft krerë shtetesh, mes të cilëve presidenti amerikan Obama dhe ai rus Medvedev.
Nga ana e tij, ushtruesi i detyrës së presidentit të Polonisë, Bronisllav Komorovski, pritet të publikojë gjatë ditës datën e zgjedhjeve presidenciale.
Pas rrëzimit të aeroplanit qeveritar polak, ku humbën jetën presidenti, bashkëshortja dhe 94 zyrtarë e politikanë të lartë, sipas kushtetutës vendi duhet të mbajë zgjedhje të parakohshme për kreun e shtetit.
n.e/NOA