English

Tërmet i fortë në Kinë, mbi 300 të vdekur

Pekin, 14 prill, NOA - Një tërmet i fuqishëm ka tronditur orët e para të mëngjesit zonën perëndimore të Kinës, përkatësisht në rajonin e Qinghait, duke shënuar një numër prej të paktën 300 viktima.

Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet kineze, të cilat njoftojnë për mediat se nga tërmeti i fuqishëm në perëndim të Kinës janë shkaktuar edhe shumë shtëpi të shkatërruara.

Ndërsa të lënduarit nga kjo katastrofë numërohen deri tani, në të paktën 8 mijë kinezë.

Tërmeti kishte fuqinë prej 6.9 ballësh sipas shkallës Rihter dhe renditet si një ndër të më fortit të shkaktuar gjatë këtij viti.

Kujtojmë këtu tërmetin katastrofal të shënuar më 12 janar në ishullin e varfër të Haitit ku u dëmtuan mëse 3 milionë njerëz.

Po ashtu, i fortë ka qenë edhe tërmeti i rënë në Kili, ku gjithashtu, pati një numër të madh viktimash.

n.e/NOA

KOMENTE