Pekin, 14 Prill NOA - Nga një tërmet i fuqishëm, i cili goditi të mërkurën pjesën veriperëndimore të Kinës, humbën jetën të paktën 400 persona, si dhe u plagosen 8,000 të tjerë, njoftuan mediat shtetërore kineze. Tërmeti që ndodhi në orën 7:49 të mëngjesit në provincën Qinghai, kishte fuqinë prej 6.9 ballësh sipas shkallës Rihter.
Video: {youtube}GgmbmGLFiLI{/youtube}
Sipas Qendrës së Tërmeteve në Kinë, tërmeti goditi qarkun Yushu, një zonë kjo e largët malore dhe pak e populluar kryesisht nga tibetianë. Radioja Kombëtare e Kinës njoftoi se 80 për qind e shtëpive në zonën e goditur janë shkatërruar. Përpjekjet për shpëtim po pengohen nga mungesa e lidhjeve telefonike, të cilat janë dëmtuar rëndë si pasojë e tërmetit. /rfe/