English

Topi-Ivanov: Bashkëpunim për ëndrrën euroatlantike

Shkup, 14 prill, NOA - Presidenti shqiptar, Bamir Topi dhe homologu i tij maqedonas, George Ivanov, pas një takimi dypalësh në kuadrin e vizitës së i pari po zhvillon në ish-republikën jugosllave të Maqedonisë, FYROM, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në deklaratat e bëra gjatë saj, ata i kanë vlerësuar si shumë të mira marrëdhëniet mes dy vendeve.

Duke vënë theksin te integrimi, siguria dhe stabiliteti i dy vendeve tona, ata kanë paraqitur me interes bashkëpunimin ekzistues, duke kërkuar që ai të përmirësohet më tej edhe në të ardhmen.

"Bashkëpunimi për ëndrrën euroatlantike duhet të vazhdojë. Dy vendet tona kanë një rol të rëndësishëm për rajonin", u shpreh Topi në fjalën e tij.

Ndër të tjera, ai e ka vënë në dukje edhe domosdoshmërinë e respektimit të pikave të marrëveshjes së Ohrit.

n.e/NOA

KOMENTE