English

Trafik kokaine, arrestohet Leonard Peza

Udine, 14 Prill NOA - Është dhe një shqiptar pjesëtar i një grupi mafioz të zbuluar sot ku prej tyre u arrestuan tre persona të cilët shpërndanin kokainë në qytetin e Udines në Itali, transmeton korrespondenti i agjencisë NOA.

Të përfunduar në pranga përveç shqiptarit 26 vjeçar, i cili mban emrin Leonard Peza, ishte dhe një italian me emrin Luigi Giancotti e me moshë 56 vjeçar i cili banonte pikërisht në Udine, ku dhe zbatonte aktivitetin e tij të jashtëligjshëm në bashkëpunim me të tjerët.

Ndalimi i këtij grupi i cili përbëhet nga të rinj shqiptarë, rumunë dhe italianë u bë i mundur sajë operacionit të forcave policore të Udines, të cilët shfrytëzuan dhe krime të tjera të kryera po nga këta personat, ku flitej për një vjedhje që ata kishin bërë në tetor të vitit 2009.

Sipas burimeve policore, në bashkëpunim ata furnizonin qytetin e Udines me lëndë narkotike kryesisht të tipit kokainë dhe kjo ishte akuza me të cilën autoritet arrestuan personat në fjalë.

Më pas të gjitha materialet e kësaj ngjarjeje i kanë kaluar prokurorisë së vendit të cilët do të vazhdojnë hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

r.b/NOA

KOMENTE