Varshavë, 14 prill, NOA - Zgjedhjet e parakohshme presidenciale ne Poloni ka shumë mundësi që të mbahen në datat 13-20 qershor, sipas deklarimeve të bëra nga funksionarë të lartë të Dhomës së Parlamentit polak.
Zgjedhjet në fakt, në këtë vend ishin parashikuar të mbaheshin në muajin tetor, por duket se aksidenti tragjik ajror i presidentit polak, Lech Kazinski i ka përmbysur të gjitha planet e drejtimit të Polonisë.
Kështu, ushtruesi i detyrës së presidentit të Polonisë, Bronisllav Komorovski, pritet të publikojë gjatë ditës së sotme datën e zgjedhjeve presidenciale.
Pas rrëzimit të aeroplanit qeveritar polak, ku humbën jetën presidenti, bashkëshortja dhe 94 zyrtarë e politikanë të lartë, sipas kushtetutës vendi duhet të mbajë zgjedhje të parakohshme për kreun e shtetit.
Bëhet fjalë për çiftin presidencial polak, Maria dhe Lech Kazinski, guvernatorin e Bankës Qendrore Polake, zv/ministrin e Jashtëm etj, të cilët humbën jetën me të gjithë personat e tjerë që gjendeshin në bordin e avionit.
n.e/NOA