Tiranë, 15 Prill NOA Update - Masën e sigurisë arrest me burg deri në vlerësimin e kësja mase nga gjykata e Tiranës, ka vendosur Policia e Komisariatit nr 2 në Tiranë, për administratorin e klubit të futbollit Partizani të kryeqytetit.
Kjo masë sigurie për Paro Laçin, erdhi pas denoncimit që u bë pak ditë më parë nga Sokol Ishka, futbollist i ekipit që administrohet nga i ndaluari i sotëm.
Mes të dyve ka pasur përleshje fizike pasi në celularin e Laçit ishin gjetur disa SMS të cilësuara si komprometuese, pikërisht në prag të nisjes së ndeshjes Partizani-Elbasani.
e.r/NOA